Nën patronatin e kryetarit të Ferizaj z. Bajrush Xhemailit, është shënuar 130 vjetori i rënies së heroit kombëtar, Mic Sokoli . Në akademinë e organizuar me këtë rast kryetari i Ferizajt, z. Bajrush Xhemaili, ka çmuar lartë heroizmin e Mic Sokolit, dhe të gjithë trimave të tjerë, të cilët u angazhuan në luftën për mbrojtjen, e trojeve shqiptare, nga okupatorët e ndryshëm, duke u përqendruar në shëmbëlltyrën e tij historike e cila nëpër vite ka marr dimensione mitike dhe legjendare duke u bërë simbol i vetmohimit dhe i sakrificës për lirinë e atdheut. Xhemaili është ndalur edhe tek roli i fuqishëm i Lidhjes së Prizrenit për krijimin e vetëdijes shtetëformues e tek shqiptarët. Ndërsa kryetari i komunës së Bujanit, Hasan Mehmeti tha se dëshiroj që " së shpejti Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës të formojnë një kuvend të të vetëm të përbashkët, sepse vetëm kështu amaneti i dëshmorëve çohet në vend". Me një kumtesë për veprën e Mic Sokolit, e paraqiti Zenel Bilica, Mic Sokoli nga Bujani ,u bë i madh me veprën e tij të madhe,ku gjoksin e tij ai ktheu grykës së topit të armikut në fshatin Slivovë. "Mic Sokoli, qysh në moshën e re u grumos, nëpër oda të Malësisë, nëpër shkolla, të vërteta duke marrur me vete aga i tij Binak Alia. Në ato oda pati dhe vlonte gjaku, i derdhur ndershëm i shqiptarëve, në mbrojtje të vatanit" , tha Vedrica.. Në shënimin e 130 vjetorit të rënies së trimit Mic Sokolit, u mbajt edhe një program kulturor, artistikë, Ndërkaq në fshatin Slivovë, mbi varrin e Mic Sokolit, u vendosë kurora të freskëta të lule. Uroj që " së shpejti Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës të formojnë një kuvend të vetëm të përbashkët, sepse vetëm kështu amaneti i dëshmorëve çohet në vend" theksoi kryetari i komunës së Bujanit, Hasan Mehmeti.