Mbrëmë, në sheshin “Ismail Kadare” në Ferizaj, artisti i mirënjohur ferizajas, Shefqet Hoxha – Sheki, bashkë me bendin e tij “Sheki&Friends” dhe këngëtaren Semira Latifi, mbajtën koncert të muzikës jazz & bluess, duke i dhuruar publikut, një performancë të shkëlqyer muzikore, nën tingujt e këngëve të zgjedhura të muzikës jazz&bluess, aktivitet ky në kuadër të kalendarit të shënimit të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.