Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen gjatë “Ditëve të Kulturës”, sot është shënuar edhe dita e shkollës së muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj.
Në këtë aktivitet kulturorë ka marrë pjesë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, zyrtarë komunal, drejtues të shkollës si dhe mysafirë të tjerë.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe drejtorja Xhemile Murati-Shabani si dhe drejtori i kësaj shkolle Bardhyl Abazi, i cili ka folur për të arriturat, por edhe sfidat me të cilat përballen.
Në fund është shfaqur edhe një koncert dhe është bërë edhe hapja e një ekspozite.
Ndërkaq për nesër është planifikuar që të mbahet një sofër tradicionale në sheshin e qytetit e organizuar nga sektori i rinisë, QAP dhe grupe të ndryshme kulturore. Ky aktivitete do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq në orën 17:00 në teatrin “Adriana”, do të mbahen garat e recitatorëve, aktivitet artistik me shkollat fillore dhe të mesme të qytetit.