Shahistët ferizajas po shënojnë suksese të reja në nivel vendi e më gjerë. Sot, mirëprita kryetarin e Klubit të Shahut “Ferizaj”, Fehim Qorrolli, bashkë me fituesin e Turneut Ndërkombëtar të Shahut, Besim Uruçi, trajnerin e shahut Feriz Sejdiu, si dhe anëtarët e saj që ishin pjesë e Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinjtë, Ahmet Jusufi, Valentin Uruçi dhe Rron Mani, ku i përgëzova dhe ofrova gjithë mbështetjen tonë për suksesin e këtij klubi sportiv.