Në hapësirat e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport , në një atmosferë solemne Sektori i Rinisë nderoi me mirënjohje institucionet publike, OJQ-të, shoqatat dhe bashkëpunëtorët e tjerë që kontribuuan në mënyra të ndryshme në zhvillimin dhe pasurimin e aktiviteteve vjetore të këtij sektori, Rektori i USHAF, Dr. Agron Bajraktari, Drejtoresha e Peace Corps Kosova, Dr. Carolyne Siganda, Udhëheqësi i Agjencisë së Punësimit, z. Naim Gashi, pjesëtarët e Njësitit LMT të KFOR-it Amerikan, Caritas Kosova, SHFMU “Pesë dëshmorët e UÇK-së”, OJQ ROE, OJQ AVONET e shumë të të tjerë ishin pjesëmarrës në këtë takim të ngrohtë dhe miqësor, ku veç tjerash u diskutua edhe për planet e vitit që sapo ka filluar.