Sektori i Rinisë në kuadër të “Javës së KFOR-it 2025” sot zhvilloi aktivitetet e radhës në Qendrën Mësimore Sociale dhe Edukative Caritas Kosova në fshatin Dubravë. Në aktivitete, përveç vullnetarëve të Sektorit të Rinisë dhe fëmijëve të komunitetit të këtij fshati, morën pjesë edhe ushtarët e KFOR-it Amerikan të Njësitit LMT.