Sekretari i përgjithshëm i Caritas-it në Evropë, Jorg Meier, i cili kishte ardhur nga Brukseli në Kosovë, për të mësuar më për së afërmi se si ne fakt ështe i pritur dhe i njohur Caritasi nga populli dhe institucionet e këtij vendi. Në vizitën që kishte me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin, Meier ka thënë se ishte kënaqësi të ishte në Kosovë dhe se fjalët e të parit të komunës e bënin të ndihej si në shtëpinë e tij “Vura re se Caritasi është institucion i pranuar në shoqëri dhe ky shembull mund të jetë po ashtu i zhvilluar edhe në pjesët e tjera të Kosovës. Kosova ka shume sfida para vetes, siç janë paqja, pajtimi, papunësia varfëria po ashtu edhe integrimi i minoriteteve. Ju jeni shumë të hapur dhe shumë të angazhuar për integrimin e komuniteteve. Kjo më bëri shumë të kënaqur dhe mund të llogaritni në Caritasin në Kosovë. Po ashtu edhe Caritas-i i Evropës është këtu që t’ju mbështes juve në punën tuaj dhe punën që keni para jush në këtë shtet të mrekullueshëm”, ka thënë Meier
Gjatë këtij takimi u bë e ditur se janë në prag të një marrëveshje e cila do të bëhet mes komunës dhe Caritas-it, ku parashihet që të punësohen disa mjek, të cilët do të punojnë në gjithë Komunën e Ferizajt, për qytetarët që janë larg qendrave mjekësore e që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Projekti u bë e ditur se është duke u përpiluar falë mbështetjes që kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka me Caritas-in e Kosovës.
Me këtë rast, Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës së Ferizaj ka thënë se kishte kënaqësinë që kishte në vizitë sekretarin e përgjithshëm të Caritas-it të Evropës. Ai ka thënë se biseduan edhe për shumë çështje, por ajo që ishte më esenciale e njoftoi për bashkëpunimin që ka Komuna e Ferizajt me Caritas-in e Kosovës për punët të cilat po i bëjnë së bashku. “Vërtet, Caritas Kosova ka luajtur dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqërinë kosovare. Rolin primar e luan atë të paqes dhe pajtimit, por edhe në aspektin human”, ka thënë Xhemaili, duke bërë të ditur se si komunë kanë pasur projekte të shumta falë bashkëpunimit me Caritas-in e Kosovës.
Don Viktor Sopi, famullitar i kishës “Engjulli i Rojës” në Ferizaj, njëkohësisht edhe drejtor i Carita Kosova, ka thënë se Caritas-i tani ka një mbështetje jashtëzakonisht të madhe dhe morale, me vet prezencën e sekretarit të përgjithshëm të Caritasit të Evropë, Jorg Meier “Është për herë të parë në Kosovë, por njëkohësisht për herë të parë edhe e viziton një Caritas nacional çfarë është sot Caritasi i Kosovës i cili është në raport me Caritasin Evropian dhe kjo është arritur falë përkushtimit të stafit i cili është multinacional”, ka thënë Don Viktor Sopi, duke bërë të ditur se kjo është arritur edhe falë mbështetjes nga institucionet vendore të cilat nuk kursyen kurrë t’i mbështesnin projektet të cilat Caritas-i i Kosovës implementoi, e në të cilat përfitues ishin qytetarët e Kosovës. “Caritasi në Ferizaj, ka bërë një emër për të gjithë qytetarët. Edhe në periudhat e vështira Caritasi ishte solidar i nevojtarëve dhe mendojmë që edhe në të ardhmen do ta ketë ngrohtësinë për njeriun”, ka thënë Don Viktor Sopi. Ndërsa për arsyeje se pse Sekretari i përgjithshëm i Caritasit në Evropë, Jorg Meier ishte pikërishte në Ferizaj, Don Viktor Sopi, ka thënë se përveç që Caritasi i Kosovës, zyret qendrore i ka në Ferizaj edhe vet kryetari i Komunës së Ferizajt në shumë projekte është i implikuar me vet mbështetjen që e bënë komuna në Caritas Kosova është në përfundim të një projekti ku do të punësohen disa mjek, në gjithë Komunën e Ferizajt, për qytetarët që janë larg qendrave mjekësore e që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, kjo u bë e ditur nga Don Viktor Sopi drejtor i Caritas Kosovës, gjatë një vizite që kishte Sekretari i përgjithshëm i Caritas-it në Evropë, Jorg Meier me kryetarin Xhemaili