Shkas ishte bërë pika e shtatë e rendit të ditës, e cila parashihte dhënien me qira të lokaleve afariste e për të cilën opozita kërkoi që të shtyhet për ndonjë seancë tjetër. Para miratimit të rendit të ditës u zhvillua një debat në të cilën opozita këmbëngulte se në këtë seancë do të duhej të debatohej vetëm korniza afatmesme buxhetore e jo edhe pikat e tjera.
Fillimisht, këshilltari nga radhët e PDK-së, Rafiz Sejdiu, kërkoi që nga rendi i ditës të hiqet kjo pikë siç tha e katapultuar me qëllim.
Ai e lexoi edhe një letër të banorëve të kësaj zone ku ata shprehnin shqetësimin e tyre se me ta nuk është biseduar fare.
"Banorët nuk janë konsultuar fare, ata thonë se bëhet fjalë për një çështje që i prek direkt ata dhe kërkesa e tyre është që të jenë pjesë e vendimmarrjes në të gjitha fazat e projektit" ka thënë Sejdiu.
Në përkrahje të kësaj kërkesa kanë dalë edhe këshilltarët tjerë të PDK-së, Lulëzim Aliu dhe Mustafë Grainca, të cilët kanë thënë se kështu po shkelen ligjet.
"Parapërgatitje për dallavere nëse kalon kjo pikë. Ne i përkrahemi këto ide por jo në këtë mënyrë. Nuk jemi në gjendje me marr pjesë në një seancë në të cilën po shkelen ligjet" ka thënë këshilltari Lulëzim Aliu.
Edhe këshilltari i VV-së, Sylejman Zeka, ka adresuar vërejtjet këtij subjekti që kanë të bëjnë me shkeljet e ligjit për qasjen në dokumentet zyrtare, udhëzimin për transparencës komunale etj ngase sipas tij nuk janë respektuar afatet e parapara për diskutimin e dokumentit siç është korniza afatmesme buxhetore.
Ndërsa, Qazim Rrahmani , nga grupi tre plus ka thënë se materialin për këtë seancë nuk e kanë marr fare dhe se në kornizë nuk janë futur projektet e komuniteteve, duke adresuar vërejtjet se pse nuk është përgatitur seanca si e rregullt kur për të ka pasur kohë.
Në anën tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i ka siguruar këshilltarët se dhënia me koncesion e këtyre pronave do të bëhet përmes proceduarve të prokurimit e jo ashtu siç po pretendohet nga opozita. Ai ka shpjeguar se këtë proces do ta përcjellë një transparencë e plotë dhe se në të gjitha fazat e zhvillimit kuvendi do të njoftohet.
"Jemi të vendosur ta jetësojmë projektin e modernizimit të qytetit. Siç e dini objektet e vjetra po sjellin rreziqe për jetën e qytetarëve dhe ne jemi të vendosur që këtë ta bëjmë realitet", ka thënë Svarqa .
Në diskutimin e tij kryetari Svarqa, ka shkuar edhe më larg kur ka thënë se në të ardhmen do të merret edhe me çështjen e ligjshmërive të disa vendimeve që janë marr nga kuvendi.
"Do t’i dërgoi në komitetin ndërministror, jo të gjitha do t’i respektoi" ka thënë Svarqa.
Ndaj kësaj paraqitje ka reaguar shefi i grupit kuvendor të PDK-së, Gazmend Bytyqi, i cili këto i ka quajtur si shantazhe të kryetarit.
Pas kësaj paraqitje, këshilltarët e PDK-së, VV-së dhe grupit tre plus, kanë braktisur punimet e seancës, ndërsa i shtyrë nga mungesa e kuorumit, kryesuesi i KK-së Faruk Guri, ka ndërpre punimet e kësaj seance dhe të njëjtën e ka shtyer për ditën e nesërme.
Opozita në Kuvendin komunal të Ferizajt ka braktisur të hënën seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal në të cilën ishte paraparë debatimi i kornizës afatmesme buxhetore për vitin 2016-2018.