Sipas kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqës, kjo rrugë është tejet e rëndësishme për të gjithë ferizajasit, sepse përmes kësaj rruge bëhet edhe lidhja me magjistralen Prishtinë-Shkup.
“Është një nga projekt tejet i rëndësishme, jo vetëm për banorët e kësaj ane, por në përgjithësi për qytetarët ferizajas, sepse lidhja e kësaj rrugë me magjistralen do të ndikojë edhe në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në këtë drejtim dhe një në mënyre do të lehtësohet qarkullimi për tërë qytetin”, ka thënë Svarqa, duke shtuar se në këtë projekt po bëhet edhe kanalizimi fekale dhe atmosferik për këtë pjesë të qytetit.
Ndërkaq drejtor i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, ka thënë se në këtë rrugë punimet janë në përfundim e sipër dhe së shpeti pritete të bëhet edhe asfaltimi.
“Besoj që brenda javës do të përfundojë edhe asfaltimi i rrugës Astrit Bytqyi”, ka thënë Ilazi.
Projekti i rrugës “Astrit Bytqyi” është projekt dy vjeçar. Ndërkaq punimet në këtë rrugë është duke i kryer Rahovica Kompani.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin nga afër inspektuan punimet që po bëhen në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj.