
Xhemaili ka thënë se duke pasur parasysh shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve për shkak të zhurmës kohë e pa kohë, ligji në fuqi do të zbatohet në përpikmëri. “Nuk guxon të ndihet zhurmë e cila pengon qytetarët ditëve të javës”, ka thënë Xhemaili, duke kërkuar nga qytetarët t’i përmbahen orarit të përcaktuar
Zhurma e krijuar nga kafiteritë dhe lokalet e ndryshme në Ferizaj është e ndaluar pas orës 22 e deri në 7 të mëngjesit, ndërsa ditëve të vikendit prej orës 23 deri në 7.
Ndërsa ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë Rajonale të Fertizaj, Rashit Qalaj, ka thënë se ligjvënësi e ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’a bënë implementimin e ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike. “Në mënyrë shumë strikte do t’a respektojë ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike”, ka thënë Qalaj.
Në ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike, janë të parapara edhe gjobat të cilat do t’u lëshohen kundërvajtësve. PK-ja do të bënë fletëparaqitje e cila do t’i dërgohet gjykatës për kundërvajtje, me të cilët PK-ka marrëveshje që këto lëndë të shqyrtohen në procedurë të shpejtë.
Nëse kundërvajtja përsëritet dy herë e më tepër në ligj, në nenin 19 është e rregulluar edhe konfiskimi i aparateve të cilat lëshojnë zhurmën. “Do të jemi shumë strikt, dhe do të bëjmë konfiskimin e të gjitha atyre aparateve deri në vendimin e gjykatës”, ka thënë Qalaj.
Ligji mbi rendin dhe qetësinë publike, autorizon vetëm Policinë e Kosovës, mirëpo këtë ligj e plotëson ligji mbi zhurmën i cili në implementim i autorizon edhe inspektorët e mjedisit dhe ata komunal.
Edhe viteve të kaluara kishte përpjekje që rendi dhe qetësia e qytetarëve të vihet në qytet, por kjo gjë u rregullua me ligjin e fundit mbi rendin dhe qetësinë publike.
Gjobat për prishje të rendit dhe qetësisë publike, u bë e ditur se janë mjaft të ashpërta, gjobat më të vogla që ekzistojnë sillen nga 50 deri në 500 euro ndërsa gjobat më të mëdha kanë vlerë shumë më të madhe.
Me Ligjit mbi Rendin dhe Qetësinë Publike, Komuna e Ferizajt dhe Policia e Kosovës më nuk do të lejojë që të shkelet ligji dhe muzika me zë të lartë përtej normave të lejuara do të ndalohet në çdo kafiteri të Ferizajt