Në prag përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës dhe në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj, me kryetarin Nexhmedin ef. Bajrami na mblodhi në ngjarjen e veçantë e organizimin brilant të manifestimit “Pavarësia dhe Ramazani” ku Ferizajn e nderoi me prezencën e tij në këtë ngjarje, Myftiu i Kosovës, miku im, Naim ef. Tërnava.
Si Pavarësia e Republikës ashtu edhe i shenjti muaj Ramazan, që simbolikisht po ndajnë muajin Shkurt, kanë vetëm një fjalë që i bashkon dhe i përshkruan: Sakrificë.
Kujtojmë lavdinë e të shenjtës e të shtrenjtës luftë çlirimtare nën emblemën e krenarisë kombëtare – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën kleri fetar islam, si edhe ndër shekuj në përpjekjet tona për liri, dha kontributin e jashtëzakonshëm, u sakrifikua, u flijua, ku mes kronikave të historisë gjejmë pafund emra dëshmorësh e martirësh për lirinë që sot gëzojmë.