Për nder të 17 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Sektori i Rinisë organizoi një bashkëbisedim mes të rinjve ferizajas dhe tre mysafirëve të ftuar: z. Skender Ferizi, z. Afrim Mehmeti dhe z. Alban Hoxha.
Gjatë bisedës, mysafirët tanë ndanë përvojat e tyre personale të rezistencës, burgosjes dhe sakrificës gjatë luftës së Kosovës për liri. Dëshmitë e tyre hedhin dritë mbi vështirësitë me të cilat u përballën të burgosurit politikë shqiptarë, vendosmërinë e atyre që luftuan kundër shtypjes dhe ndikimin afatgjatë të këtyre ngjarjeve në jetën dhe historinë tonë kolektive.
Në sfondin e rrëfimeve shfaqej qëndrueshmëria dhe shpirti i palëkundur që çuan në pavarësinë tonë. Ishte një shkëmbim frymëzues dhe emocional që i lejoi brezit të ri të lidhej me të kaluarën dhe të kuptonte përgjegjësinë e ruajtjes së vlerave për të cilat populli ynë dha aq shumë.
Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të ftuarit tanë për kontributin e tyre të paçmuar dhe për të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi. Doemos, mirënjohje të veçantë kemi për udhëheqjen e Universitetit të Shkencave të Aplikuara që na e bënë të mundur shfrytëzimin e hapësirave brenda objektit të tyre.
Fotot nga Fatmir Vata