Rruga kryesore e qytetit “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj, është e mbyllur për lëvizjen e automjeteve, sipas Hajrush Lekës, inspektor komunal për komunikacion, kjo është bërë me një vendim të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, dhe me kërkesë të disa qytetarëve. Si qëllim për marrjen e këtij vendimi, Leka ka thënë se qytetarëve u duhet lëvizje më e lirë nëpër rrugë sikur në çdo qytet tjetër të Kosovës. “Edhe Ferizajt, ta ketë dhe është e drejtë, që një pjesë e rrugës të jetë për ta, që të lëvizin pa pengesa nga automjetet”, ka thënë Leka.
Nëse shfaqen pengesa, rruga hapet Hajrush Leka, inspektor komunal për komunikacion, ka thënë se janë duke e përcjellur vazhdimisht gjendjen e mbylljes së rrugës dhe nëse shohin se po pengohet diçka, mbyllja e rrugës do të eliminohet dhe do të hiqen pengesat për zhvillim normal të komunikacionit. “Ne e kemi marrë një vendim të tillë, por ky është një lloj testi dhe do ta shohim se çfarë rezultati do te jep”, ka thënë Leka.
Ndërsa sa u takon bizneseve të kësaj rruge, Leka ka thënë se do të shohin dhe të shqyrtojnë mundësin e ndonjë kriteri për ta.
Testi i mbylljes së rrugës, nuk dihet se sa do të zgjasë, ndërsa rruga vazhdon të jetë e mbyllur 24 orë.
“Ne e kemi marrë një vendim të tillë, por ky është një lloj testi dhe do ta shohim se çfarë rezultati do te jep”, ka thënë Hajrush Leka , inspektor komunal për komunikacion.
Ndërsa sa u takon bizneseve të kësaj rruge, Leka ka thënë se do të shohin dhe të shqyrtojnë mundësin e ndonjë kriteri për ta.