
Nëse shfaqen pengesa, rruga hapet Hajrush Leka, inspektor komunal për komunikacion, ka thënë se janë duke e përcjellur vazhdimisht gjendjen e mbylljes së rrugës dhe nëse shohin se po pengohet diçka, mbyllja e rrugës do të eliminohet dhe do të hiqen pengesat për zhvillim normal të komunikacionit. “Ne e kemi marrë një vendim të tillë, por ky është një lloj testi dhe do ta shohim se çfarë rezultati do te jep”, ka thënë Leka.
Ndërsa sa u takon bizneseve të kësaj rruge, Leka ka thënë se do të shohin dhe të shqyrtojnë mundësin e ndonjë kriteri për ta.
Testi i mbylljes së rrugës, nuk dihet se sa do të zgjasë, ndërsa rruga vazhdon të jetë e mbyllur 24 orë.
“Ne e kemi marrë një vendim të tillë, por ky është një lloj testi dhe do ta shohim se çfarë rezultati do te jep”, ka thënë Hajrush Leka , inspektor komunal për komunikacion.
Ndërsa sa u takon bizneseve të kësaj rruge, Leka ka thënë se do të shohin dhe të shqyrtojnë mundësin e ndonjë kriteri për ta.