Kanë filluar punimet në rrugën "Rexhep Bislimi", në të cilën rrugë brenda dy vitesh pritet të kryhen një varg punimesh. Ky projekt nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është vlerësuar të jetë njëri prej projekteve më madhor që janë realizuar së fundi në Ferizaj, ndërsa rëndësia e tij do të jete e shumëfisht, pasi bëhet fjalë për një zonë shumë të qarkullueshme, ku ka koncentrim tejet te madh te bizneseve dhe së fundi është duke u ngritur një kompleks i institucioneve të ndryshme arsimore e universitare. Kjo rrugë pritet të lidhë në të ardhmen Ferizajn me autostradën Prishtinë-Shkup.
Fillon projekti i rrugës me katër shirita qarkullues. Në këtë pëurim morri pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica, Drejtor të Drejtorive Komunale si dhe shumë qytetarë.