Të dielën mbrëma rreth orës 21 e 35 minuta rrufeja godet shtëpinë e Zeqir Sadikut, në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Në ato çaste, derisa disa prej tyre shikonin program televiziv, kurse disa tjerë sapo kishin ranë në gjumë, një gjuajtje e rrufës e godet shtëpinë dykatëshe dhe e dëmton e shkatërron mjaft rëndë atë. Por fati në fatkeqësi ngjau për këtë familje dhe mrekullisht ata të gjithë shpëtojnë . “Ishim në katin e poshtëm me një pjesë të familjes, kur befasisht dëgjojmë një goditje të rëndë. Dal në korridor dhe çka me pa, tmerr shoh. Isha i shokuar dhe menjëherë vrapoj në katin e lartë që digjej dhe tentoj të hapi dhomën ku flinin fëmijët e ajo nuk hapej. Dëgjoj zërin në panik të fëmijëve dhe vetëm nga jashtë me përpjekje mbinjerëzore arrijmë disi t’i shpëtojmë e t’i zbresim nga dhoma e katit të lartë”, rrëfen ende me emocione të mëdha, Zeqiri, Familja e tij për momentin është e strehuar në shtëpinë e vëllait të tij Qerkinit, i cili po ashtu edhe ai banon me tetë anëtarët tjerë të familjes në shtëpinë tjetër që ndodhet në oborrin e njëjtë me Zeqirin. “Më besoni as gjatë bombardimeve të NATO-së nuk është dëgjua krismë më e fortë. Na kapi paniku dhe nuk ditëm njëherë se ç’ndodhi, kur dolëm në oborr pamë flakë e tmerr në shtëpinë e vëllait. Por pasiqë arritëm të i shpëtojmë fëmijët dhe nuk ngjau edhe më e keqe, megjithatë jemi më të qetë”, thotë ai.
Krisma tejet e fuqishme ishte dëgjuar në të gjitha lokalitetet e këtij fshati, kryetari i komunës i së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, i cili dje në mëngjes kishte vizituar familjen Zeqiri dhe ishte solidarizua me te, duke premtua se do të përkujdeset në këto momente mjaftë të vështira për ta. Më pastaj në vizitë shkoi edhe një ekipi i drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në përbërje nga drejtori Ibrahim Hyseni dhe Ismail Mehmeti. Ata theksuan se me mundësitë që i posedon kjo drejtori, familja Zeqiri, duhet të ndihmohet dhe të intervenohet menjëherë me një shumë materiale, por buxheti i kësaj drejtorie është mjaft modest dhe nuk ka mundësi që të i (ri)ndërtojnë shtëpinë. “Do të intervenohet menjëherë me një shumë modeste, mirëpo nuk kemi mundësi me një buxhet që e kemi për një vit që të rindërtojmë shtëpinë e cila shihet se është dëmtu mjaft rëndë. Ekipet përkatës do të saktësojnë shkallën dëmtimit e pastaj do të vendoset se çka do të bëhet” na thotë drejtori i Ibrahim Hyseni.
Kryetari i komunës i së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, në mëngjes kishte vizituar familjen Zeqiri dhe ishte solidarizua me te, duke premtua se do të përkujdeset në këto momente mjaftë të vështira për ta .