Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka ndërmarr aksionin për rregullimin e hapësirës publike, në mes ndërtesave kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, kjo pas iniciativës së të rinjve nga Mural Fest dhe në kuadër të projektit M4Y, përmes së cilës u transformua rrënjësisht kjo hapësirë.
Vendosja e kubëzave, vendosja e ulëseve dhe shportave të mbeturinave, janë punët e kryera nga DShPE në kuadër të këtij aksioni, gjersa ngjyrosja e hapësirës publike dhe muralet në këtë zonë janë përfunduar nga të rinj të Mural Fest dhe të projektit M4Y.
Transformimi i hapësirave të tilla publike do të vazhdoj, edhe në zona tjera, për t’i sjellë komunitetit, hapësira publike të rregulluara.