Në testin e dytë të maturës shtetërore , këtij testi do t’i nënshtrohen 1209 maturantë. Kështu kanë bërë të ditur sot drejtues komunal të Arsimit, përmes një konference për gazetarë. Numri një i kësaj drejtori Agim Berisha duke ju dëshiruar sukses maturantëve që do të hynë në testin e maturës, atyre u ka bërë të ditur edhe rregullat të cilat ata duhet t’i plotësojnë gjatë atj testi. “Apeloj që aparatet të ndryshme, telefona mobil dhe gjëra të tjera të cilat janë gjëra të ndaluara le ti lënë në shtëpi, sepse do të kontrollohet secili nxënës veç e veç më aparate te posaqshme respektivisht me detektorë dhe të gjitha ato gjëra të cilat janë të ndaluara do të konfiskohen” ka thënë Berisha. Ai më këtë rast është shprehur se ndihmë kanë kërkuar edhe tek stacioni i policisë në Ferizaj , tek kompanitë e sigurimeve dhe tek bankat e ndryshme të qytetit të Ferizajt. ”Kështu i kemi siguruar për të gjitha qendrat nga një aparat apo detektorë. Nxënësit do të rreshtohen një për një, do të marrin ujin e pijes të ngjiten dhe do të vendosen në klasët e tyre. Ndërsa hyrjet dhe daljet nuk do të ketë as të nxënësve , por as të qytetarëve dhe të asnjë personi në objektet shkollore”, ka potencuar Berisha.
Është bërë e ditur se gjatë gjithë kohës sa do të mbahet testi i maturës, objekti do të jetë i siguruar sipas udhëzimeve të ministrisë së Arsimit, dhe po ashtu do të ketë edhe ekipe mjekësorë gjatë gjithë kohës prezent. Nxënësit në orën 9:00, duhet të jenë para qendrave të testit, ndërkaq fillonë në orën 10:00.
Drejtues të Drejtorisë komunale të Arsimit në Ferizaj, janë vërë rregulla strike në testin e dytë të maturës i cili do të mbahet nesër.