Në Kuvendin zgjedhor të mbajtur sot, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës është rizgjedhur për një mandat të ri katërvjeçar. Vendimi u mor me mbështetjen e kryetarëve të komunave dhe delegatëve të pranishëm në këtë kuvend.
Pas rizgjedhjes, ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për besimin e dhënë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunal dhe forcimit të pushtetit lokal. Sipas tij, komunat mbeten pika e parë e kontaktit për qytetarët dhe kanë rol kyç në përmirësimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin lokal.
Në fjalën e tij, ai u zotua se gjatë mandatit të ri do të vazhdojë angazhimin për avancimin e pushtetit lokal dhe përfaqësimin e interesave të komunave në nivel qendror.
Kuvendi zgjedhor u karakterizua nga thirrjet për unitet dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet komunave, me synimin për të rritur mirëqenien e qytetarëve dhe për të fuqizuar qeverisjen lokale në Kosovë.