Në mbledhjën e fundit të Kuvendit të Komunës, këshilltarët komunal kanë votuar pro , propzim- vendimit për ridestinimin e mjeteve buxhetore. Sipas drejtorit të Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit, Musfatë Graincës ky redistinim i mjeteve ka ardhur gjatë procedimit të planit të shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale respektivisht pas finalizmit të procedurave të prokurimit e cila ka rezultuar se në shumë projkete të miratuara në kuadër të buxhetit të vitit 2011 ka pasur mbetje buxhetore, apo mjete të lira (vlera e planifikuar –vlera e kontarëtës) dhe atë në vlerë prej 782 251.09 euro si dhe mbetje buxhetore nga projketet e vitit 2010 në vlerë 59.884.89 euo që së bashku del që janë rreth 842 135.98 euro mjete të lira. “Në përgjithësi këto janë mjete të lira, që ne i kemi destinuar për të mbuluar mungesën e mjeteve në kategorinë e investimeve kapitale kryesisht dhe mungesat e mos zbulimit të kësaj ngritje të mjeteve ne e kemi mbulu me rritjën e të hyrave prej 550 mijë euro dhe kjo gjithashtu është aprovuar nga Kuvendi i Komunës në saje të këtij propozim- vendimi”, ka thënë drejtori Grainca, ndërsa ka shtuar se vendimi marr në Kuvendin e Komunës, tashmë Komuna është e gatshme që të krijojë pakon ridestinuese dhe si të tillë ta dorëzojë në departamentin e komunave ku më pas do të shqyrtohet.”Në kohën sa më të shkurtër të vitit i kemi në dispozicion, mbi bazën e ridestinimit në ato projekte që kanë nevojë për rritje dhe po ashtu edhe kategoria e mallrave dhe shërbimeve ka pësuar ndryshime në disa programe në mënyrë që viti fiskal të përmbyllet suksesshëm pa pasur telashe në mbetje buxhetore dhe të tjera . Do të thotë kjo ishte një nevojë , edhe pse nuk është paraparë të kete rishikim të buxhetit si një proces i rëndomtë, mirëpo ne i kemi të drejtat ligjore për të bërë një veprim të tillë e si proces është përmbyllur sukseshëm me marrjën e vendimit në kuvend” është shprehur Grainca.
I pari i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit në Ferizajt, Mustafë Grainca është shprehur se tashmë janë të specifikuara që ridestinimi i këtyre mjetve te jetë i ndarë në dy ketgori në atë të investimeve kapitale dhe një pjesë e vogël e këtyre mjeteve do të shkojë në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve. “I kemi katër projekte të reja në drejtorinë e Arsimit dhe në drejtorinë e Planifkimit , projekte të reja nuk ka përpos që ka rritje të projekteve ekzistuese gjatë vitit 2011”, ka thënë Grainca.
Komuna e Ferizajt ka ridestinuar rreth 842 135.98 euro, mjete këto të mbetura si të lira në dy kategori në atë të investimeve kapitale , por edhe në fushën e mallrave dhe shërbimeve .