Të pakompromis në cilësinë e punimeve. Ky është identifikimi i qeverisjes Aliu në të gjitha veprat publike të realizuara e në realizim anembanë Komunës së Ferizajt.
I tillë ishte edhe projekti që mori vërejtjen nga Komuna e që ka të bëj me asfaltimin e rrugës së Reçakut, të cilën sot e inspektuan i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.
Operatori ekonomik përshkak cilësisë jo të duhur, me kosto vetanake, pra pa i kushtuar asnjë euro të vetme buxhetit të Komunës së Ferizajt, do ta riasfaltoj këtë aks rrugore sipas kërkesës së ekzekutivit lokal dhe në funksion të standardeve më të mira infrastrukturore.
Natyrisht, qytetarët janë vlerësuesit më të mirë të këtij projekti, të cilin tash pas intervenimit korrigjues do ta shijojnë lehtësinë e qarkullimit.