
Drejtoresha Vata po ashtu, si pozitive për këtë periudhë pa edhe trajtimin e çështjes së uzurpimit të hapësirave ,ku në këtë rast falënderoi qytetarët për një bashkëpunim të mirë.” Të arriturat në fushën e uzurpimeve të hapësirës publike , ku kemi ekzekutuar 84 vendime te cilat kanë qenë pjesë e realizimit të projekteve kapitale të komunës ne infrastrukturë. Është me rëndësi të ceket që qytetarët tanë kanë qenë shumë bashkëpunues në lirimin e këtyre hapësirave sepse në shumicën nga rastet e cekura rrënimin e objekteve e kanë bërë vet qytetarët,kjo ka ndikuar në ngritjen e vetëdijes në caktimin e kufirit te pronës private dhe gjatë këtij viti nuk kemi të evidentuar asnjë rast të ndërtimeve në pronë të komunës”, është shprehur ajo.
Njëkohësisht ,e para e Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj tha se janë në proces të lirimit edhe të dy pronave të uzurpuara si dhe për shpronësimet që i konsideroi me rezultate të mira.” Do të punojmë në vazhdimësi në lirimin e pronave të uzurpuara, veç kemi ne proces të iniciuara dy raste për rrënimin e dy objekteve te ndërtuara shumë vite më parë në lokacionin I cili ështe destinuar për ndërtimin e një qendre për zjarrfikësit. Kemi arritur rezultate të mira në shpronësim ,në rastet ku kemi implementuar projektet kapitale të zgjerimit të rrugëve ne qytet, me të cilat kemi ofruar zgjidhje shumë funksionale për qytetarët, janë zhvilluar proceduarat për 16 raste, 6 janë përfunduar dhe 10 janë në procedurë të kompensimit”, tha drejtoresha Vata
Drejtoresha Vata gjithashtu si punë të suksesshme e konsideroi edhe kompensimin e pronave,përderisa foli edhe pëer rezultatet e shpalljes së zonave ekonomike në këtë komunë.” Ne kuadër të implementimit të projektit Ferizaj 2 kemi realizuar 243 marrëveshje të kompenzimit të pronave dhe demeve te shkaktuara gjatë ekzekutimit të punimeve. Si sukses vlejn ta përmendim edhe vendimin për shpalljen e zonave ekonomike me sipërfaqe prej 150 hektarësh, si potencial te mundshëm të zhvillimit ekonomik, social e shoqëror. Zhvillimi i procedurave për ndërrim të tokave me AKP-në ,rezultat i të cilës do të jetë sigurimi i pronave për objekte me interes publik dhe në shërbim të implementimit të planeve rregulluese”, tha drejtoresha Vata.
Edhe sa i përket lejeve të ndërtimit ,zyrtarët thanë se këtë vit janë lëshuar 110 leje ndërtimi si dhe në kuadër të sektorit të kadastrit u bë e ditur se janë bërë mbi 1 mijë transaksione të pronave. Edhe në sektorin e gjeodezisë u tha se janë bërë 900 kërkesa,që në krahasim me vitin e shkuar kishte ngritje për 20%.
Ndërsa si objektivat të Drejtorisë së Urbanizmit për periudhën 2012- 2013 do të jenë, hartimi i planeve rregulluese dhe implementimi i atyre të miratuara, avancimi i shërbimeve me qytetarët, implementimi i prioriteteve të përcaktuara për bashkëpunim me Un-habitatin si dhe luftimi dhe pengimi i uzurpimeve.
Objektivat të Drejtorisë së Urbanizmit për periudhën 2012- 2013 do të jenë, hartimi i planeve rregulluese dhe implementimi i atyre të miratuara, avancimi i shërbimeve me qytetarët, implementimi i prioriteteve të përcaktuara për bashkëpunim me Un-habitatin si dhe luftimi dhe pengimi i uzurpimeve.