
Ai me këtë rast ka paralajmëruar pastrimin e shtretërve të lumejve, ndërsa ka thënë se me përfundimin e projektit të pastrimit të shtratit të lumit në pjesën e komunës së Lipjanit, përfundimisht do të eliminohen përmbytjet në këtë pjesë problematike.
“Gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Ferizajt ka pasur reshje të mëdha të shiut por pa dëme. Jemi këtu për ta pa gjendjen në fshatin Tërrn, e cila po duket se është e mirë. Nga këtu dua të them se jemi në fazën e fillimit të pastrimit të shtratit të lumit në pjesën tonë, ndërsa me pastrimin edhe të pjesë së shtratit në komunën e Lipjanit që po bëhet nga Ministria e Ambientit, gjatë dimrit do ta kemi gjendjen më të mirë në këtë zonë”, ka thënë Svarqa.
Në anën tjetër edhe banorët e këtij fshati kanë thënë se gjendja pas të reshurave të fundit paraqitet e mirë, mirëpo kanë kërkuar zgjidhje afatgjate të këtij problemi. Për më tepër kryetari Svarqa, ka thënë se pavarësisht reshjeve gjendja në komunën e Ferizajt, krahasuar me zonat tjera të vendit dhe rajonit është më mirë. Ai u ka shprehur ngushëllime dhe është solidarizuar me familjet e viktimave të përmbytjeve në disa lokalitete të Shkupit.
Ndryshe, ky problem që po pret zgjidhje që një kohë të gjatë, është bërë pjesë e një projekti të Ministrisë së Ambientit, e cila së fundi ka ndarë mjete për pastrimin e shtratit të lumit Sitnicë, në pjesë që i takon komunës së Lipjanit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Ferizajt janë shënuar reshje të mëdha të shiut.