Sipas deputetit të Parlamentit të Kosovës, Elmi Reçicës, gjatë ditës kjo zyre frekuentohet nga afër 70 qytetarë të ndryshëm të cilët hallet dhe brengat e tyre i shfaqin tek deputetët, ndërsa problemet e të gjithëve janë pothuajse të njëjta. “Problemet i kanë pothuajse të ngjashme me ndonjë specifik, kryesisht dominojnë problemet e papunësisë ose kërkimit të ndonjë mundësi për të gjetur punë, janë probleme shëndetësore dhe sociale, janë problemet banesore me të cilat ballafaqohet një pjesë e qytetarëve. Ka tash një rritje të çështjeve pronësore juridike meqë ne e dimë se ka telashe nga e kaluara rreth titullarëve të pronave dhe çështjeve të ndryshme”, është shprehur deputeti Reçica.
Ai ka theksuar se ka edhe probleme të ndryshme të pensionistëve që kanë punuar edhe në Republikën federale të Gjermanisë, për shkak të disa pensioneve, po ashtu edhe të Klubit të Aeronautikës të Republikës së Kosovës, por edhe të Komunës së Ferizajt.”Është dhe ka qenë prezente, çështja e punëtorëve të Fabrikës së Gypave, meqë një vendim i gjykatës kushtuese pas shqyrtimit të gjitha instancave gjyqësore është i tillë që ja ka njoftuar atë të drejtë dhe e kanë shfrytëzuar atë të drejtë, ajo çështje është ngritur në parlament i është bërë pyetje parlamentare ministritë të financave”, ka thënë Reçica.
Qytetarët e Komunës së Ferizajt, në zyrën e deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, gjatë ditës së martë mund të takoheni me deputeti Danush Ademi, ndërkaq të mërkurën paradite do të jetë deputetja Lumnije Morina.
Qytetarë të shumtë presin para zyrës së deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, për të shfaqur hallet dhe brengat e tyre.