
Njëri prej qetarëve ishte edhe Mejdi Rexhepi, babi i njërës ndër viktimat e luftës Sanije Rexhepi. Ai ka adresuar parën këshilltarit ligjor ka adresuar problemin e definimit të statusit të vajzës së saj që të jetë viktimë e luftës ose dëshmorëve. “Deri më sot askush nuk është marrë me këtë çështje, unë vetëm këtë po dua ta di statusin e vajzës sime”, ka thënë Mejdi Rexhepi me lot në sy duke shpalosur edhe gjësendet e mbetura nga vajza e tij e masakruar në luftën e fundit në Lloshkobare të Ferizajt.
Nga ana tjetër udhëheqësja e njësisë për të drejtat e njeriut tha se interesimi i qytetarëve që sjellin ankesat e tyre në këtë njësi është mjaft i madhe, duke theksuar se ankesat janë nga më të ndryshmet. “Rastet më të shpeshta janë çështjet pronësore, ankesa për KEK-un, por ka edhe raste të shumta për arsim”, tha Krasniqi.
Këshilltari ligjor nga zyra qendrore e Avokatit të Popullit një herë në muaj do të vizitojë komunën e Ferizajt.
Këshilltari i Avokatit të Popullit Shemsedin Mustafa, këtë të hënë ka dëgjuar hallet dhe shumta të qytetarëve ferizajas.