Qendron Sadiku është i riu ferizajas i angazhuar në cilësinë e menaxherit regjional me kompani suedeze në fushën e standardeve të infrastrukturës dhe sigurisë në trafik, ku pata kënaqësinë ta prisja në zyrën time e ku biseduam mbi mundësitë e bashkëpunimit e investimit në këtë fushë, duke sjellë përvojat më të mira suedeze në këtë fushë.