Pacientët që do të trajtohen në qendrën emergjente primare në Ferizaj, tash e tutje do të kenë edhe një lehtësi tjetër, sa i përket bartjes së tyre, kjo po bëhet e mundur falë angazhimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, që këtë institucion po e bënë me ashensorë.
“Ky ashensorë është mese i mirëseardhur për pacientët, për shkak se bartja e tyre do të bëhet shumë e lehtë për në dhomat e diagnostifikimit”, ka thënë drejtori Burim Karameta.
Ndërkaq shefi i emergjencës primare dr. Naim Çerkini, është shprehur se tash për tash kjo qendër po funksionon normalisht.
“Gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, po ju dalim në ndihmë secilit pacientë që ka nevojë për ndihmë”, ka thënë Çerkini.
Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 20 mije euro.
Ky projekt konsiderohet shumë i rëndësishëm me vet faktin se lidh këtë qendër emergjente me urgjencën e spitalit të Ferizajt.