Sot u mbyll investimi në rikonstruktimin tërësor e rrënjësor të gjithë vijës të qarkullimit të veturave e këmbësorëve përgjatë qendrës së qytetit nga rrethi tek Teatri e deri tek kryqëzimi tek “Mikeli”.
Me trotuaret tërësisht të reja, të gjera për të përballuar qarkullimin e më shumë qytetarëve, me shtratin e rrugës së përtrirë me asfaltim e drunjtë dekorativ që do të mbillen ditëve në vijim, rruga nga KEDS-i deri tek kryqëzimi tek “Mikeli” mori pamjen e merituar moderne, që padyshim krijon mundësi të shtuar edhe për bizneset e kësaj zone, për t’i dhënë lamtumirën përgjithmonë, pamjes mjerane e joperspektive që deri dje pati.
Ta gëzojnë qytetarët, familjet që banimin kanë aty e bizneset që çelin punën e fitimet në këtë zonë.