Në shënim të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si tashmë tradicionalisht, në të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt, ora e parë mësimore i kushtohet rrugëtimit tonë popullor drejt lirisë, historisë, sakrificës, lavdisë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – krenarisë kombëtare e emblemë lavdiplote e lirisë së Kosovës.
Për historinë tonë krenare e të lavdishme, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për amanetin e Heronjve e Dëshmorëve të Kombit, për sakrificën ndër breza për lirinë, pavarësinë e Republikën, kujtojmë me krenari të kaluarën e bashkë ndërtojmë të ardhmen.