Drejtori i Drejtorisë Komunale të Administratës dhe Personelit në Ferizaj, Vesel Zhinipotoku, ka njoftuar se ligji i ri për shërbyesit civil të Republikës së Kosovës, me nr 03/2-149 për nëpunësit civil, të cilët në kohën e miratimit të këtij ligji janë në marrëdhënie pune do t’i nënshtrohen shqyrtimit të vlerësimit të fundit të kryerjes së detyrës me qëllim të shndërrimit në emërim pa afat.” Nëpunësit civil, të cilët gjatë 2 vjetëve të fundit janë vlerësuar në mënyrë të kënaqshme, do të konfirmohen në vendet e tyre të punës me emërim pa afat të caktuar, për pozitat të cilat për nga natyra, funksioni dhe detyra, janë pozita të përhershme”, ka thënë Zhinipotoku.
Ai ka theksuar faktin se nëpunësit civil kryerja e detyrës të të cilëve është më pak se dy vite, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilët janë në pozitë funksionale dhe të vlerësuar në mënyrë të kënaqshme, do të mbahen në punë me afat të caktuar deri në përfundimin e kontratës së tyre dhe mund të shndërrohen në nëpunës civil me afat të përcaktuar konform nenit të parapri për këtë pozitë. “Nëpunësit civil, kryerja e detyrës të të cilëve është vlerësuar negativisht dy vjet rresht, përjashtohen nga shërbimi civil”, është shprehur drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku.
Kjo bëhet në bazë të ligjit për shërbimit civil të Republikës së Kosovës me nr. 03/2-149