Me një koktej rasti, dhjetëra gra punonjëse të komunës së Ferizajt e shënuan sot simbolikisht 8 Marsin-ditën që historikisht njihet si festa e grave nëpër botë.Zyra komunale për barazi gjinore si organizatore e kësaj ngjarje e pranon se kjo nuk është mënyra më e mirë e shënimit të ngjarjes, por këto kanë qenë mundësitë për sivjet, ndërsa për vitet e ardhshme premtohen organizime më të mira.
Vjollca Krasniqi, Zyrtare për Barazi Gjinore, thotë se gjatë vitit kanë pranuar fare pak ankesa apo kërkesa për shkelje të drejtave të grave, ndonëse sot pati shumë pakënaqësi në mesin e vet kolegeve të tyre. Prandaj u kërkua më shumë vetëdijesim që për pozitën e gruas të mos flitet vetëm për 8 Mars.
Arsyet pse ekzistojnë diskriminimet e përmendura janë të ndryshme, dikush mendon se nuk u është dhënë femrave mjaft hapësirë , kurse disa të tjera vlerësojnë se femrat deri tani nuk kanë qenë shumë të përkushtuara për t’i realizuar të drejtat e tyre theksoi, Fatime Zymberi punëtorja me e vjetër ne komunën e Ferizajt
Ndërsa ne emër te Qeverise Lokale foli edhe Qzime Vata , ku nder të tjera tha se Festa e 8 Marsit sivjet u shënua pa ndonjë moto të veçantë apo kërkesë, mirëpo është premtuar se gjatë viteve të ardhshme do të ketë iniciativa që festa të shënohet me ndonjë pakënaqësitë të grave që punojnë nëpër institucione publike . Si çështje më e ndjeshme në mesin e grave konsiderohet pushimi i papërshtatshëm i lehonisë dhe sipas tyre për këtë shqetësim deri më tani është ngritur pak zëri i shoqatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Vjollca Krasniqi, Zyrtare për Barazi Gjinore, thotë se gjatë vitit kanë pranuar fare pak ankesa apo kërkesa për shkelje të drejtave të grave, ndonëse sot pati shumë pakënaqësi në mesin e vet kolegeve të tyre, prandaj u kërkua më shumë vetëdijesim që për pozitën e gruas të mos flitet vetëm për 8 Mars.