Aksioni për dhurimin e gjakut është ndërmarr nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Sociale Burim Karameta si dhe drejtori i Spitalit rajonal të Ferizajt, Gëzim Bajrami. Ky aksion është marr me qëllim të vetëm që t’ju dilet në ndihmë qytetarëve ferizajas që kanë nevojë për të.
“Ne kuadër të politikave tona të cilat i kemi të përbashkëta me spitalin e Ferizajt, kemi bërë edhe identifikimin e kësaj nevojë që është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë dhe në këtë mënyrë kemi organizuar këtë aksion i cili do të vazhdojë edhe në ardhmen, sepse ky lëng është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë dhe ne këtë e dhurojmë me shumë kënaqësi”, ka thënë drejtori Karameta.
Ndërkaq drejtori i Spitalit rajonal të Ferizajt, Gëzim Bajrami, është shprehur mirënjohës për të gjithë ata që sot dhurua gjak.
“Kohëve të fundit kemi pasur probleme në mungesë të gjakut dhe kështu e kemi parë të arsyeshme që të bëjmë një aksion, meqenëse nevojat për pacientë është e madhe. Këtij aksioni ju kanë përgjigje punëtorët shëndetësorë dhe të komunës dhe kjo sasi e gjakut do të jetë për një ose dy muaj, aksioni është në vazhdimësi. Dhënia e një dozë gjaku është shpëtim i një jetë”, ka thënë Bajrami.
Në këtë aksion ishin të përfshirë edhe drejtorët e drejtorive komunale të Ferizajt.
Këtë të enjte punëtorët e administratës komunale dhe asaj shëndetësore në mënyrë vullnetare kanë dhuruar gjak.