
Ne testin e maturës, Gjimnazi”Kuvendi i Arbërit” ka arritur rezultat prej 66.19 për qind, ku në këtë shkollë shihet një rënie e vogël, mirëpo këtu është edhe një defekt tjetër për shkak se 10 nxënësve nga kjo shkollë ende nuk ju ka arrit rezultatit i testit të parë.
Ndërsa në shkollën ekonomike”Faik Konica” këtë test e kanë kaluar 32.24 për qind, ndërsa vitin e kaluar ishte 19.49 megjithatë është një numër mjaft i madh respektivisht 45 nxënësve i mungon rezultati i testit të dytë dhe me ardhjen e atyre rezultateve mund të ketë edhe një ngritje.
Në shkollën e mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini” i kemi 22.47, ndërsa vitin e kaluar ishte 0.91 për qind dhe kjo është një rritje e mire.
Në shkollën e mesme “Pjetër Bogdani” po ashtu ka ngritje prej 23.26, ndërsa shkolla e mesme e mjekësisë “Elena Gjikë” këtë vit ka arritur të ketë 60.07, një ngritje të mirë ka në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja”ku këtë vit e kanë kaluar testin 63 për qind , në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” kemi një ngritje prej 60.76 për qind , si dhe shkolla Aga Xhite këtë vit ka arrit suksese në 83.87 për qind.
Këto shifra mund të pësojnë edhe ndryshime të tjera për shkak të asaj se ka raste që në disa shkolla kanë humbur edhe testet e disa nxënësve. Për këtë problematik drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha, thotë se faji nuk ju takon nxënësve, as ministrisë, as drejtorive të arsimit, por monitoruesve.” Këtu është faji i monitoruesve për shkak se janë të pa përgatitur, sepse i kanë dhënë kodet gabim dhe ato kode kanë sjellur këtë tollovi, kodet kanë qenë gjithkund dhe si duket aty janë ngatërruar dhe kjo do të thotë se kanë nevojë monitoruesit për trajnime më të sakta”, ka thënë drejtori Berisha.
Në rezultatin pozitiv ka ndikuar edhe zvogëlimi i lëndëve në një ditë të testit për dallim të viteve të kaluara kur në një ditë kanë pasur shtatë ose tetë lëndë këtë vit kanë pasur më së shumti 4 lëndë.
Maturantët të cilët në këta afat nuk kanë pasur sukses do të kenë mundësi që në afatin e gushtit t’i nënshtrohen testit të maturës. Dita e parë është 30 gushti kurse dita e dytë është 8 shtator.
Nxënësit e pakënaqur me rezultatin mund t’i parashtrojnë ankesa në Drejtoritë e shkollave qe kane ndjekur mesimin deri diten e marte, te njejtat sillen ne Drejtorine e Arsimit. Të njëjtat përgjegjësit komunal te arsimit do t’i sjellin ne MASHT – KQSHM me datë 11 korrik ( ora 12 00) , ndërsa përgjigjen do ta kenë brenda 7 ditësh .
Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Ferizaj, thonë se janë të kënaqur me këto rezultate të arritura.