Në vitlindjen e 150-të të Ferizajt, nisëm punën me profesorin e respektuar Ibrahim Gashi, për t’i sjellë Ferizajt e ferizajasve një vepër të veçantë, gjurmët e Ferizajt, dokumentet që Ferizajn kanë kryefjalë e që ruhen në Arkivin Perandorak të Perandorisë Osmane.
Sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u promovua vepra “Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912” me autor Prof.Dr. Ibrahim Gashi dhe Ayten Ardel, vepër me rëndësi të jashtëzakonshme historike, botimin e së cilës e mbështetëm, duke i lënë Ferizajt e ferizajasve, trashëgimi të pasur që do t’i mbetet brezave të tashëm dhe pasrendës.