Në promovimin e kësaj monografie merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale, deputet të Parlamentit të Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjarë të dëshmorit si dhe shumë e shumë mysafirë të tjerë.
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është shprehur se nuk ka rast më të mirë se në prag të përvjetorit të çlirimit të Kosovës nga robëria e gjatë dhe me vuajtje të pafund, të kujtojmë një nga figurat më emblematike të luftës për çlirim, liri e pavarësi, Ramadan Rexhepi, i njohur si Adidasi.
“Në këtë mënyrë, duke synuar forcimin e kujtesës historike, ne mëtojmë të mbajmë gjallë frymën atdhetare, atë frymë mobilizuese, të mbrujtur në idealet e njerëzve të veçantë e me kurajo të jashtëzakonshme,si Ramadan Rexhepi me shokë, të cilën ditën dhe mundën ta përdorin në kohën dhe nëvendin e duhur. Ne sot e gjithë jetën, në raste si ky i sotmi, nuk do të prajmë së shprehuri mirënjohjen e pafund, nderimin dhe dashurinë më të sinqertë për bijtë dhe bijat, motrat e vëllezërit tanë, që ikën në përjetësi, duke u flijuar në çastet më kritike të atdheut. Por, kaq nuk mjafton. Ne kemi detyrime më të mëdha se kaq përpara veprës së tyre sublime: nëse Ramadan Rexhepi dhe shokët e tij i vunë gjoksin armëve dhe makinerisë pushtuese të armikut, duke dhënë jetën, ne e kemi i detyrim pakrahasueshëm më të lehtë, që të derdhim djersën dhe dijen, për ta ndërtuar më të mirë jetën tonë dhe jetën e brezave të ardhshëm”, është shprehur kryetari Svarqa.
Për monografinë “Ramadan Rexhepi-Adidasi, fanar i lirisë”i autorit Ekrem Hasani, ka folur edhe redaktori i librit Rrahim Sadiku. Ai ka vlerësuar tejet lartë këtë monografi duke theksuar se një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh më parë.
Ndërkaq Ragip Gjoshi, bashkëlufëtëtarë i Adidasit ka folur me një emocion shumë të madh lidhur me dëshmorin.
“Unë isha krenar që isha bashkëluftëtarë i Adidasit”, ka thënë Gjoshi.
Nga ana tjetër general Imri Ilazi nga zona e Nerodimës ka folur fjale miradie për dëshmorin e Kombit Ramadan Rexhepin-Adidasin.
“Ramadan Rexhepi ishte pasqyrë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ishte komandant i parë i brigadës 162 “Ahmet Kaqiku”që ishin pranë zonës operative të Nerodimës. Të rinjët I kasha lutur që të marrin shembull këtë dëshmorë sepse kishte sjellje të mira sin ë familje, nga koha si nxënës, student pastaj edhe si mësimdhënës, edukatorë dhe luftëtarë i UCK-së”, tha Ilazi.
Të pranishmit i ka përshendetur edhe bashkëlufëtari tjëter I Adidasit Azem Guri dhe Skender Tahiri.
Në emer të familjës të gjithë pjesmarrësit I ka falenderuar djali I të ndjerit Blend Rexhepi.
Ndërkaq autori tha se këtë iniciativë për botimin e kësaj monografie e ka parë të arsyshme për shkak të bagazhit shumë të lartë që e ka lënë dëshmori Ramadan Rexhepi-Adidasi.
Dëshmori Ramadan Rexhepi-Adidasi, la pas vetës bashkëshortën dhe fëmijët e tij.
Në teatrin e qytetit në Ferizajt, këtë të premte u promovua monografia “Ramadan Rexhepi-Adidasi, fanar i lirisë”i autorit Ekrem Hasani.