Nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS), në bashkëpunim me shtëpinë botuese DRINI, u mbajt promovimi i librit “Për ata që s’u kthyen” të autores Edona B. Kelmendi.
Ky aktivitet kulturor mblodhi dashamirë të librit, përfaqësues institucionesh dhe figura të fushës së artit e kulturës, duke krijuar një atmosferë reflektuese dhe dinjitoze rreth tematikës që trajton vepra.
Panelistë në këtë promovim ishin Zyrafete Shala, Xheladin Rexhepi, Bashkim Hyseni dhe Rexhep Maloku, të cilët ndanë vlerësimet dhe analizat e tyre mbi librin dhe mesazhin që ai përcjell.
Ngjarja u moderua nga Nexhat Xhokli, ndërsa u pasurua me interpretim të pjesëve skenike nga Dea Shabani, me pjesë muzikore nga Rreze Vata dhe me interpretim në kitarë nga profesoresha e Shkollës së Muzikës, Rina Neziri.
Promovimi dëshmoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbështetje të autorëve vendorë dhe promovimin e vlerave letrare e kulturore në komunitet.