
Për më tepër mësohet se veç këtyre projekteve, komuna e Ferizajt ka realizuar edhe 15 projekte të asfaltimit të rrugëve si në qytet ashtu edhe në fshatra, pastaj projekti i rregullimit të shtratit të lumit Nerodime së bashku me UN-Habitat-in, renovimi i shtëpisë së kulturës së bashku me Ministrinë e Pushtetit Lokal, por edhe projektet në shëndetësi dhe arsimi."Kemi pasur 9 projekte në shendetësi, këtu duhet të përmendet ndërtimi i Qendrës së katërt të Mjekësisë Familjare. Shumë projekte në arsim, 29 projektet të ndërtimit të shkollave të reja por edhe të renovimit " ka thënë Ferizi, duke sjell edhe projekte tjera të realizuar me bashkëfinancim siç ëshë projekti i nënkalimit të madh hekurudhor dhe ai i parkut të lirisë.
Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë këtij viti ka pasur edhe disa projekte që janë bartur prej vitit të kaluara e që janë finalizuar sivjet. Zyrtarë të Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim kanë thënë se të gjitha projektet e këtij viti do të jenë të realizuar në masën 80%, ndërsa një pjesë e tyre do të finalizohen gjatë vitit të ardhshëm.
Ndryshe gjatë këtij viti, shuma totale e investimeve nga dy grandet kap vlerën prej rreth 6 milion euro
Drejtoria komunale për planifikim dhe zhvillim, e cilëson vit të suksesshëm vitin 2010, Ardian Ferizi, ka thënë se komuna e Ferizajt, këtë vit po e përmbyll me sukses të lartë ngase janë realizuar shumë projekte infrastrukturore të kanalizimeve, ujësjellësve, rrugëve, pa përjashtuar edhe projektet në kulturë, arsim, shëndetësi etj.