Kërkesat e qytetarëve për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës por,në anën tjetër edhe për fitim të saj nga ana e shtetasve të huaj çdo vit janë në rritje. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ,në komunën e Ferizajt për të humbur shtetësinë e Kosovës ishin 97 raste,kurse për të fituar atë kanë qenë 31 kërkesa .Kështu bëri të ditur Vesel Zhinipotoku,drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në komunën e Ferizajt.”Në çdo vit po vijnë duke u rritur kërkesat e qytetarëve për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës,si shkak i faktorëve të ndryshëm. Megjithëkëtë,në anën tjetër po paraqiten mjaft kërkesa edhe të atyre qytetarëve të cilët dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës,por edhe këtë vit prin numri i shtetasve tanë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishin 97 raste,kurse për fitim të saj ishin 31 raste”ka thënë Zhinipotoku.
Vesel Zhinipotoku,drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në komunën e Ferizajt tha se shtetasit e Kosovës që kanë aplikuar për lirim nga kjo shtetësi ishin kryesisht nga vendet perëndimore,kurse ata që kanë kërkuar të fitojnë shtetësinë e Kosovës vijnë nga Shqipëria,Turqia etj.”Ata që dëshirojnë të lirohen nga shtetësia janë kryesisht nga Gjermania,Holanda ,Austria,etj. Ndërsa personat që po paraqesin kërkesa për fitim të shtetësisë së Kosovës janë nga Shqipëria,Turqia dhe Moldavia”,kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët përmendin edhe disa nga kriteret që një person duhet t’i përmbushë për t’u liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës ,ose në të kundërtën për t’u bërë shtetas i këtij vendi.”Një prej kritereve për lirim nga shtetësia është që ai shtetas të jetë banor i atij vendi që dëshiron ta fitojë shtetësinë e tij për 5 vjet”.
Mirëpo,u bë e ditur se pavarësisht ndërrimit të shtetësisë ,qytetarët e caktuar edhe kanë të drejtën e rikthimit të shtetësisë ,por për këtë qëllim sipas zyrtarëve duhen ndjekur disa procedura të veçanta.
97 raste për lirim nga shtetësia për 6 muajt e parë të këtij viti