Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti bashkë me organizatën “Swiss Contact”, kanë bërë prezantimin e fazës fillestare të projektit për rregullimin e zonës turistike në Nerodime dhe Jezerc.
Sipas drejtorit Dërguti, kjo zonë ishte lënë në harresë, ndërsa tash po planifikohet që të rregullohet kjo zonë turistike që është atraksion i vërtet për qytetarët.
“Komuna e Ferizajt ka paraparë të intervenoj në hapësirat publike të parkut në Nerodime dhe Jezerc saktësisht tek pika e “Bashkimit të dy Lumenjëve”, për qëllime të adoptimit në park rekreativ”, ka thënë Dërguti.
Prezantimin e këtij projekti e ka bërë Lorita Rama dhe Albrim Tahiri nga kjo organizate.
Qytetarët e pranishëm në këtë konsultim publik, janë shprehur të kënaqur me realizimin e këtij projekti.
U bë e ditur se ky projekt i cili pritet te filloj së realizuari gjatë këtij viti.