Në teatrin profesionist”Adriana” në Ferizaj, nesër do të shfaqet premiera e dramës”Pronë e lanun mbas dore” e autorit Tennesse Williamsdhe me regji të regjisorit ferizajas Fatmir Hyseni.
Sipas regjisorit të kësaj shfaqjeje Fatmir Hyseni, drama është me një akt dhe me një histori të izoluar të familjeve të lëna pas dore, me një poetikë të shkëlqyeshme të Williamsit ku spikatin tema si: dashuria, vdekja, degradim njërëzor, dëshirat e ndrydhura etj.
“Në shfaqjen”Prona e lanun mbas dore”, Toma një i ri i përhumbur përgjatë rrugëtimit nëpër hekurudhë, duke kërkuar erën për fluturimin e xhidës së tij, takon Vilin, një vajzë e gjallë adoleshente e cila fillon të tregon historinë e familjes së saj e sidomos vdekjen e motrës, Elvirës. Izolimi i saj e bënë atë, që çdo gjë që e tregon, model ta ketë motrën e saj Elvirën, e në brendësinë e saj, dëshirë e ndrydhur është që të dal nga ky izolim”, ka thënë Hyseni, ndërsa ka shtuar se drama, bëhet më rrënqethëse, kur flitet nga goja e adoleshentëve, ata me sinqeritetin tyre tregojnë shëmtititë dhe paturpësitë të njerëzore.
Në këtë dramë do të luajnë Edona Berisha dhe Milot Salihu, skenografia është e Fatmir Hysenit, kostumografia Edona Berisha, muzika Kenan Bytyçi dhe mjeshtër i ndriçimit Liman Ilazi. Shfaqja fillon nw orën 20:00.
Gjithçka gati për premierën e dramës ”Pronë e lanun mbas dore”,e cila do të shfaqet nesër nga ora 20:00 në teatrin profesionist”Adriana” në Ferizaj.