Punimet për rikonstruktimin e rrugës “Ejup Statovci” në lagjen “Sallahane” janë duke vazhduar me ritme të mira, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët e zonës.
Rikonstruktimi pritet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara, duke sjellë një hapësirë më të sigurt dhe më funksionale për qytetarët.
Banorët kanë mirëpritur këtë nismë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetesës në lagjen e tyre. Ndërkohë, autoritetet komunale kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve.
Komuna e Ferizajt mbetet e angazhuar për të sjellë projekte të reja infrastrukturore në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të përgjithshëm të qytetit.
