Edhe tash pas konfirmimit të dy rasteve me virusin COVID-19, duhet ta ruajmë qetësinë, paniku nuk i shërben kurimit e as mbrojtjes, përkundrazi. Profesionistët shëndetësor po bëjnë gjithë çfarë munden për të mbrojtur qytetarët.
Bashkëqytetarë të nderuar!
Shmangni daljet e panevojshme, mbroni familjen, shtoni kujdesin në qarkullimet e domosdoshme e patjetër respektoni në plotni udhëzimet e profesionistëve.
Ju e keni në dorë të mbroni shëndetin publik, bashkë do t’ia dalim.