Drejtoria komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizajt, theksoi se është në proces të shqyrtimit se si të bëhet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, me aparat të mamografisë.
“Lënda për blerjen e aparatit të mamografisë, është kthyer të Organi Shqyrtues i Prokurimit, dhe asaj lëndë i ka kaluar afati, tashmë kjo është kthyer në pikën zero. Ne jemi në bisedimi që përmes një organizate të huaj të përfitojmë një aparat të mamografisë ashtu siç e ka fituar edhe Komuna e Lipjanit. Nëse nuk bëhet kjo , atëherë do të fillojmë këto procedura nga fillimi de kjo do të bëhet me buxhetin komunal”, ka thënë drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Burim Karameta.
Drejtori Karameta, duke raportuar për punën tre mujore të tij, ka thënë se nga marrja e detyrës së tij janë funksionalizuar edhe të gjitha ambulantat e fshatrave të Komunës së Ferizajt.
“Është e vërtetë që punktet shëndetësore nuk kanë qenë edhe aq funksionale, por tash e tutje ato do të jenë në funksion të të gjithë qytetarëve përveç vikendeve. Funksionalizimi i tyre është bërë edhe me marrjen e punëtorëve të rinj që është bërë në bashkëpunim të Komunës me Caritas Kosovën”, ka thënë ai.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjatë konferencës për gazetarë ka thënë se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë munduar që të ndihmohen të gjitha familjet që kanë pasur nevojë për ndihmë.
Si të arritur kryesore gjatë kësaj periudhe e ka theksuar edhe punësimin e 53 punëtorëve shëndetësore gjë kjo e cila është bërë në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritasit të Kosovë. Drejtori Karameta ka folur edhe për një varg punësh që janë kryer në këtë drejtori duke theksuar se po më këtë ritëm do të punohet edhe gjatë muajve në vijim.
Drejtoria komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizajt, theksoi se është në proces të shqyrtimit se si të bëhet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, me aparat të mamografisë.