Në kuadër të projekteve infrastrukturore, komuna e Ferizajt deri më tani në këtë vit ka përfunduar punimet në asfaltimin e 24 rrugëve ,nga 47 sa janë të planifikuara. Drejtori i Drejtorisë komunale për Planifikimit, Zhvillim dhe Rindërtim Ardian Ferizi , thotë se rrugët janë asfaltuar në qytet dhe në fshatra, përderisa kanë mbetur akoma edhe rrugë të tjera që do të rregullohen këtë vit.”Prej 47 rrugëve që janë në listë për të rregulluar dhe asfaltuar, këtë vit shumë prej tyre kanë pasur kanalizim fekale dhe atmosferikë deri tash janë asfaltuar 24 rrugë, ndërsa të gjitha të tjerat do të asfaltohen shumë shpejt për shkak se janë bë gati për asfalt dhe pritet të asfaltohen gjatë muajit shtator”, ka thënë drejtori Ferizi.
Zyrtarët më tej kanë shtuar se projektet më të mëdha të rrugëve që tashmë janë finalizuar janë faza e parë e rrugës “Epopeja e Jezercit”si dhe rruga prej fshatit Talinoc e deri në Softaj.”Janë edhe 8 rrugë që lidhin rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe rrugën “Emin Duraku”, disa veç janë asfaltuar, ndërsa janë edhe katër rrugë të tjera që lidhin rrugën “ Kadri Zeka”dhe rrugën “Vëllezërit Gërvalla”,po ashtu ka përfunduar edhe rruga Qamil Osmani. Ka rrugë të tilla në të cilat kanë participuar edhe qytetarët , ndërsa shumë shpejt pritet të asfaltohet edhe rruga “Enver Topalli” në Ferizaj”, është shprehur Ferizi.
Drejtori i Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi ka thënë se në vazhdimësi janë në terren dhe po i mbikëqyrin punët në rregullimin e rrugëve ,në mënyrë që edhe kualiteti i tyre të jetë sa më i lartë.”Kemi shumë projektet në realizim ,por mbikqyrës nuk kem aq sa kërkohet, për shkak të barrierave nuk mund të marrim më shumë punëtorë, prej vitit të ardhshëm do të angazhojmë kompani private varësisht nga llojet e projekteve, këto kompani profesionale do të mbikëqyrin projektet dhe do të raportojnë në baza ditore dhe mujore për të gjitha projektet”, ka thënë Ferizi, duke shtuar se në këtë mënyrë edhe mbikëqyrja do të jetë shumë më efektive se sa që është tani për shkak se nuk ka staf profesional. “Në komunë sa i përket stafit kemi mungesë të inxhinierëve të lëmive të ndryshmet, psh kemi mungesë të inxhinierëve të ndërtimtarisë së ulët, do të thotë të hidros, mungesë të inxhinierëve të elektros dhe shumë të tjera, kemi deficit të profesionistëve “ ka thënë Ferizi.
Nga autoritetet komunale të Ferizajt po ashtu u tha se në rast të vonesave të punimeve ose dobësive të gjetura në realizimin e projekteve do të merren edhe masa ndaj operatorëve ekonomikë,ashtu edhe siç edhe e parasheh ligji përkatës.
Nga 47 rrugë që është duke u punuar, në 24 prej tyre kanë përfunduar punimet