
Tashmë kanë filluar punët edhe për zonën 2 të planit rregullues, ku tashmë është duke u bërë faza e anketimit dhe incizimit gjeodezik, ndërsa po ashtu është mbyll edhe procesi për hartimin e tri planeve rregulluese dhe pritet që shumë shpejt të zgjidhen edhe fitues dhe më pas të përfundojnë procedurat dhe të vazhdohet puna në këto zona. “Të gjitha këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme e para hartimi i planeve rregulluese është një prej më të rëndësishmeve, sepse në veç tash po mendojmë që në vitin 2013 ta mbulojmë në fakt pjesën kryesoret të qytetit me plane rregulluese”, ka potencuar faktin drejtoresha Vata.
Numri një i Drejtorisë Komunale e Urbanizmit, Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit në Ferizaj, Qazime Vata ka thënë se pjesa tjetër e zonës qendër do të jetë edhe qendra e mobilitetit ku po bëhen edhe detyrat projektuese që janë duku u hartuar. Sipas saj ideja është me detyra projektuese që të shpallet një konkurs për projekt, në mënyrë që të mbledhin idetë dhe të krijohet një vizioni për zonën e qendrës ku po mendohet se do të jetë një pikë referuese e gjithë qendrës së qytetit ku do të krijohet një kompleks i ri i kombinuar afaristo-banues. “Po ashtu edhe qendra e mobilitet ka me qenë një projekt i rëndësishëm dhe një risi për qytetin tonë, për arsye se në kuadër të asaj qendre do të ngërthehen shumë sektorë, shumë aktivitete , ku do të përfshihen terminal, stacion të autobusëve, pjesën e rekrutimit, qendra të ndryshme rinore për aktivitet të ndryshme. Mendojmë që kjo edhe do ta hap pamjen në aspektin vizual me zonën e qendrës dhe do ta krijoj një pikë kryesore të krejt qendrës së qytetit”, ka përfunduar Vata.
Drejtoria Komunale e Urbanizmit, Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit në Ferizaj, tash për tash po punon në shumë plane rregulluese urbane të qytetit.