Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport në Ferizaj, ka realizuar dhjetëra aktivitete kulturore e sportive në 6 mujorin e parë të këtij viti.
Drejtori i këtij dikasteri Enver Haliti në një konferencë të organizuar për të shpalosur punën 6 mujore të tij vlerësoi se përkundër sfidave të shumta, dhe borxheve nga qeveria e kaluar ka arritur të organizojë aktivitete me vlera të larta kulturore e artistike. Edhe këto aktivitete e kanë pasur koston e vet buxhetore por është bërë një harmonizim i mirë i punës dhe janë shënuar rezultate pozitive.
Edhe për 6 mujorin e ardhshëm janë paraparë aktivitet të shumta në fushën e kulturës e veçanërisht për mërgimtarët që vizitojnë Ferizajn gjatë korrikut dhe gushtit.
Drejtori Haliti vuri në pah se shpesh përballet me pengesa ligjore për të realizuar gjithë aktivitetin kulturor të Ferizaj, duke përmendur me theks të veçantë moszbatimin e ligjit për teatër që kërkon punësimin e një trupe rezidente aktorësh e të cilën gjë komuna nuk po mund ta bëjë aktualisht për mungesë buxheti.
Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport në Ferizaj, ka realizuar dhjetëra aktivitete kulturore e sportive në 6 mujorin e parë të këtij viti.