Aktivitete për Ditën e Dëshmorëve në Ferizaj kanë filluar me një “Turnir Memorial në Futsall” të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj dhe Komuna e Ferizajt

Hapja zyrtare të këtij e këtij turniri memorial e ka bërë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati Shabani. Ajo këtë turnir e ka cilësuar si të një rendësi shumë të madhe.
“ Turniri memorial në Ferizaj është një ngjarje që nderon Dëshmorët e Kombit, duke frymëzuar të rinjtë të ndjekin shembujt e guximit dhe sakrificës”, ka thënë drejtorja Murati-Shabani.
Ndeshjet në Futsall do të mbahen në palestrën e sporteve “Bill Klinton” dhe po marrin pjesë këto ekipe sipas agjendës:
OVL UÇK – KRU Bifurkacioni
Gjykata – Bashkësia Islame
FSK – Mediat
USHAF – Komuna 1
Komuna 2 – Shëndetësia
Policia – TEB Bank
Avokatët – Raiffeisen Bank
Zjarrfikësat – Profat
Posta/Vala – KRM Pastërtia