
Kryetari i Komunës Muharrem Svarqa, tha me këtë rast se po bëhen përpjekje që ndonjëra nga këto rrugica të lidhet me rrugën “Astrit Bytyçi”, për ta lehtësuar dukshëm qarkullimin e qytetarëve.
“Me asfaltimin e këtyre rrugicave dhe rrugëve të tjera, ne po e kthejmë vëmendjen në qytet, pas një sërë investimesh nëpër fshatrat e Ferizajt”, tha kryetari Svarqa.
U bë e ditur se janë në procedurë edhe rrugë të tjera që do të bëjnë të mundur lidhjen e rrugës “Astrit Bytyçi” dhe rrugës “Vëllezërit Gërvalla” të qytetit.
Sot u bë asfaltimi i rrugicës “Edmond Hoxha”, të premten e kaluar është asfaltuar rrugica “Luan Haradinaj”, ndërsa ditëve të ardhshme do të asfaltohen edhe rrugicat tjera që lidhen me rrugën “Kadri Zeka”.