
“Talinoci ka qenë edhe afër edhe larg qytetit. Afër si distancë, por mjaft larg me investime, pasi ka pasur pak investime në të. Ndërsa gjatë dy viteve të fundit në këtë fshat janë bërë investime të ndieshme. Dëshmi janë edhe këto katër rrugë që po asfaltohen me cilësi të lartë”, tha kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Për projektin e katër rrugëve, në gjatësi 1.976 metra, janë shpenzuar rreth 150 mijë euro.
Banorët e rrugëve “Halit Sejda”, “Ymer Gashi”, “Sylejman Ibishi” dhe “Ramadan Petrovci”, po u gëzohen rreth dy kilometrave asfalt, që do ta përmirësojnë dukshëm mundësinë e qarkullimit.