Në Galerinë e Arteve në Ferizaj sonte është mbajtur festivali i pianos “Piano Fest” edicioni i IV-të. Ky festival është organizuara nga profesoresha e muzikës Ylberina Isufi.
Pjesë e këtij aktiviteti kulturore ishte edhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, profesorë të muzikës si dhe mysafirë të shumtë.
Në këtë festival kanë marrë pjesë fëmijë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.